Dënohet me 3 vite burg këngëtarja e njohur turke

Mediale Vip

Dënohet me 3 vite burg këngëtarja e njohur turke

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:42
Gülşen Çolakoğlu

Këngëtarja e njohur turke, Gülşen Çolakoğlu është dënuar me tre vite burg, pasi në një koncert që ajo dha më 30 prill 2022 në Ataşehir për nxënësit e shkollës së mesme Imam Hatip përdori fjalë tepër të rënda.

Më konkretisht, ajo e konsideroi Zotin të çoroditur dhe duke qenë se Turqia është një vend besimtar, kjo deklaratë u konsiderua jashtë çdo limiti.

Gülşen u akuzua për “nxitje të popullit në urrejtje dhe armiqësi ose poshtërim” dhe kaloi 5 ditë në një repart me një person. Këngëtarja, e cila u burgos për gjithsej 20 ditë, apeloi vendimin.

Ndërkohë, ndalimi i daljes nga vendi për këngëtaren, të cilës iu kërkua burgim deri në 3 vjet, u hoq në këmbim të depozitimit të një shume prej 250 mijë lira turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat