Pse djemtë e “Friends” nuk ishin prezentë kur ‘Monica’ vendosi yllin e saj në “Walk of Fame”?

Mediale Vip

Pse djemtë e “Friends” nuk ishin prezentë kur ‘Monica’ vendosi yllin e saj në “Walk of Fame”?

Më: 1 mars 2023 Në ora: 10:02
Courteney Cox, a.k.a Monica Geller

Courteney Cox, a.k.a Monica Geller vendosi dje yllin e saj në ceremoninë e “Hollywood Walk of Fame” e shoqëruar nga mikeshat e saj, Lisa Kudrow dhe Jennifer Anniston, por pavarësisht këtij ribashkimi, njerëzit vunë re se 3 djemtë, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc nuk ishin prezentë në këtë moment të rëndësishëm.

Natyrshëm lindi pyetja pse nuk ishin dhe përgjigjja ishte sepse moti i keq i ndaloi të merrnin pjesë në ceremoni. Por gocat, nuk u mposhtën nga kushtet atmosferike dhe madje, mbajtën edhe fjalime emocionuese në nder të mikes së tyre.

“Jemi shumë të nderuara që jemi këtu sot dhe që flasim si koleget, mikeshat, familjaret dhe motrat e tua”, e nisi fjalimin Anniston. “Ka qenë kështu që kur jemi takuar, para pothuajse 30 viteve”, shtoi Kudrow dhe Jen’ e korrigjoi, duke thënë se nuk janë njohur para 3 dekadave.

Ato kujtuan momentet e para kur e takuan Cox dhe më pas, të gjithë përvojën në serialin komedi që i bashkoi në vitet ’90, për t’u bërë një prej serialeve të preferuar edhe tani.

“Courteney, duam të të themi që jemi shumë, shumë krenare për ty. Je përkufizimi i një personi shumë të bukur, të talentuar dhe ç’është më e rëndësishmja, vërtet të mirë”, tha sërish Lisa dhe Jennifer shtoi se Cox është një ndër njerëzit më gallatë në planetin Tokë.

“Asgjë nuk më bën më të lumtur se sa një shaka e Courteney, e cila na bën gjithnjë të qeshim. Jemi shumë krenare për ty”, përmbylli ajo fjalimin.

Vajzat kanë qenë shoqe të ngushta që prej serialit “Friends”, i cili për 10 vite bëri bashkë karaktere dhe aktorë mjaft të dashur dhe ne që i kemi parë, ndihemi paksa nostalgjikë sepse sa herë dëgjojmë kolonën zanore “Do të jeeem aty për ty”, na kujtohen pikërisht gocat me stil dhe me super batuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat