Kristi dhe Keisi shkëmbejnë puthjen e parë në buzë në BBVA

Mediale Vip

Kristi dhe Keisi shkëmbejnë puthjen e parë në buzë në BBVA

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 08:31
Kristi dhe Keisi

Krist Aliaj dhe Keisi Medini këto ditë kanë qenë në vëmendje sa i përket raportit të tyre.

Ata kanë nisur një njohje me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së famshme, Big Brother VIP Albania, megjithëse u aludua se artisti ka një lidhje jashtë.

Përkundër se e mohoi një gjë të tillë, e dashura e përfolur bëri një reagim në rrjete sociale, teksa zbuloi bisedën e fundit me të të realizuar më 24 dhjetor – në nisjen e BBVA 2.

Mes gjithë kësaj, dyshja po kalojnë një kohë të mirë brenda dhe po shijojnë çdo moment.

Në kuadër të një sfide, Kristi dhe Keisi kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.

Derisa ishin në oborr të shtëpisë duke zhvilluar një lojë, ata nuk hezituan të ndërmerrnin edhe këtë hap.

Presim të shihet në vazhdim se si do të shkojë marrëdhënia e dy konkurrentëve të njohur në këtë format. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat