Vesa Luma mbështet publikisht Luizin: Të duam, të presim jashtë me fitore

Mediale Vip

Vesa Luma mbështet publikisht Luizin: Të duam, të presim jashtë me fitore

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:42
Vesa Luma dhe Luiz

Këngëtari shqiptar, Luiz Ejlli është bërë një ndër emrat më të komentuar që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Albania.

Përveç që ka fituar simpatinë e publikut, Luizi po merr edhe mbështetje nga shumë personazhe të njohura.

Edhe këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma së fundmi ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram duke treguar hapur mbështetjen për të.

Teksa Luizi po dëgjonte këngën e Vesës “Jemi dhe s’jemi” në një moment iu drejtua kamerave duke dërguar puthje dhe përshëndetje për këngëtaren dhe bashkëshortin e saj Big Basta.

Videon e shkëputur nga ky moment, Luma e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram teksa edhe dha një mesazh për Luizin.

Image
Postimi i Vesa Lumes

“Luiz forca! Edhe ne dy të duam fort dhe të presim jashtë me fitore”, ka shkruar Vesa në postim.

Kujtojmë që shumë vite më përpara Luiz kishte një karrierë të suksesshme në muzikë madje ai edhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat