Historia Chris Brown-Rihanna: Këngëtari shpërthen me disa deklarata në Instagram!

Mediale Vip

Historia Chris Brown-Rihanna: Këngëtari shpërthen me disa deklarata në Instagram!

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 14:15
Chris Brown-Rihanna

Chris Brown nuk e kupton si njerëzit e urrejnë akoma pas ngjarjes që ndodhi me të dashurën e tij të atëhershme, Rihanna-n, në vitin 2009. Këngëtari ka shpërthyer kundër kritikëve, ndërsa ka pranuar se çfarë bëri ishte padyshim gabim.

Ai theksoi se ishte 17 vjeç kur ndodhi ngjarja dhe shprehu zhgënjimin e tij për ata që po e kritikojnë edhe pas 14 vitesh.

“Nëse akoma më urreni për një gabim që bëra kur isha 17 vjeç, ju lutem më puthni prapanicën!”, shkroi Brown në Instagram.

"Unë jam 33 vjeç! Jam lodhur më të gjithë ju që vazhdoni me këtë histori. Jeni të njëjtët që hapni TV çdo javë për të parë Blueface dhe Chrisean të rrahin njëri-tjetrin para botës. Po kjo, a është në rregull? A është argëtuese?"

Këngëtari e mbylli deklaratën duke thënë "you can suck my d*ck, disrespectfully".

Brown më pas publikoi fotografi të disa personazheve të njohur që janë akuzuar për dhunë dhe/ose abuzim, përfshirë Sean Penn, Mel Gibson, Nicolas Cage, Ozzy Osbourne, Tommy Lee, Emma Roberts, Carmen Electra dhe Josh Brolin.

"Ku është kultura e anulimit me këta që dalin me gra të mitura, rrahin gratë e tyre dhe u ngjisin atyre SIDA? Apo këta janë miqtë tuaj? [...] Nuk ka më dashuri të rreme nga unë, largohuni nga unë."

Lidhja e Rihanna-s dhe Chris Brown filloi në vitin 2008 dhe çifti u bë shpejt një nga më të përfolurit në industrinë e muzikës. Megjithatë, në 8 shkurt 2009, Chris Brown u arrestua dhe u akuzua për dhunë pas një grindjeje me Rihanna-n. Atëherë ai ishte 19 vjeç dhe jo 17, si këngëtari pretendon.

Ngjarja ka ndodhur disa orë para ndarjes së çmimeve Grammy, ku ishte planifikuar që do të performonin të dy. Chris Brown u akuzua më vonë për "dhunë dhe kërcënime kriminale". Ai u dënua me pesë vjet shërbim prove, një vit shërbim në komunitet dhe këshillim për dhunën në familje.

Me gjithë problemet ligjore, Rihanna dhe Chris Brown vazhduan të kishin një marrëdhënie herë të ndarë dhe herë bashkë, përgjatë viteve. Ata kanë bashkëpunuar në disa këngë, përfshirë "Nobody's Business" dhe "Put It Up".

Dyshja i dha fund zyrtarisht lidhjes në vitin 2013. As Rihanna dhe as Chris Brown nuk kanë komentuar publikisht arsyen e ndarjes së tyre, por besohet gjerësisht se ndarja erdhi për shkak të polemikave të vazhdueshme rreth sulmit të Chris Brown ndaj Rihanna-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat