Si Rihanna foli për shtatzëninë e dytë para Super Bowl dhe askush nuk e kuptoi

Mediale Vip

Si Rihanna foli për shtatzëninë e dytë para Super Bowl dhe askush nuk e kuptoi

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 07:08
Rihanna

Kur Rihanna na paralajmëroj për një surprizë në performancën e saj në Super Bowl, kush do na mendonte se bëhej fjalë për bebin Nr.2?! 

Vetëm një ditë para se të ngjitej në skenë gjatë lojës së madhe, këngëtarja—e cila mirëpriti djalin e saj me të dashurin A$AP Rocky në maj të vitit 2022—i tha CBS Sports se ajo ishte "duke menduar të nxirrte dikë në skenë" gjatë performancës së saj epike 13-minutëshe. 

“Nuk jam e sigurt”, tha ajo gjatë intervistës së 11 shkurtit, duke shtuar: “Do të shohim”. 34-vjeçarja gjithashtu bëri shaka duke thënë se “nuk do të ishte çudi” nëse vërtet do të konfirmonte se kush do të ishte ai i ftuari special. 

Dhe siç doli, i ftuari i saj ishte ndoshta më i riu në historinë e Super Bowl. 

Përpara se ajo (dhe bebi) të performonte disa nga hitet e saj, duke përfshirë "Bitch Better Have My Money", "Umbrella" dhe "Diamonds", Rihanna shpjegoi pse pranoi pimërisht tani të performonte në Super Bowl. 

"Më duket sikur momenti i duhur mund të ketë qenë vetëm tani," tha ajo për "Apple Music" në një intervistë më 9 shkurt. "Kur mora ftesën këtë vit, mendova..."Je e sigurt? Po, unë jam tre muaj pas lindjes. A duhet të marr vendime të rëndësishme si kjo tani? Mund të pendohem për këtë." 

Por siç vuri në dukje Rihanna, mëmësia kishte ndikuar në këtë vendim.” Kur bëhesh nënë ndihesh sikur mund të përballosh botën, mund ta bësh çdo gjë dhe Super Bowl është një nga skenat më të mëdha në botë. Ka diçka emocionuese në sfidën e gjithë kësaj dhe është e rëndësishme për mua ta bëj këtë këtë vit. Është e rëndësishme që djali im ta shohë këtë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat