Pas ndarjes së zhurmshme, Don Xhon rregullon raportet me modelen ruse

Mediale Vip

Pas ndarjes së zhurmshme, Don Xhon rregullon raportet me modelen ruse

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 19:35
Don Xhoni dhe modelja ruse

Reperi drenicas pati një lidhje të shkurtër me modelen ruse, e cila u shoqërua me shumë bujë.

Ndarja nuk ishte aspak e qetë, pasi për një kohë dyshja thumbuan hapur njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Por duket se në heshtje paskan rregulluar raportet.

Këtë e zbuloi Ariana, e cila përmes një bisede me ndjekësit e saj foli për artistin drenicas.

“Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë modelja duke zbuluar se ruajnë relata të mira pas ndarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat