Monika Lubonja ka një mesazh për Arjola Demirin

Mediale Vip

Monika Lubonja ka një mesazh për Arjola Demirin

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 12:16
Monika Lubonja

E ftuar te “Zemër Luana” një nga pyetjet për Monika Lubonjën ishte: “Monika, kohët e fundit është përfolur për shumë thumba e replika mes teje dhe personazheve shqiptarë VIP, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam një emër personazhi shqiptar që e meriton një kompliment nga ti tani, si edhe një emër personazhi që ti tani do i ktheje një “thumb” nga skena e “Zemër Luana” dhe na zbulo arsyet pse! Përgjigju me valle ose lahu në halle”.

Kështu aktorja vendosi të përgjigjej duke thënë se komplimenti i saj fillimisht do ishte për Einxhel Shkirën, por duke qenë pjesë e programit të sotëm ajo nuk mund ta përmendte, ndaj vendosi që një kompliment meritonte aktorja Arjola Demiri, me të cilën u tha se nuk kishte më miqësi, por si duket sonte vendosi të tregonte se vazhdojnë ta duan njëra-tjetrën.

Ndërsa personit të cilit do i dërgonte një “thumb” ishte për regjisoren Driada Dervishi dhe arsyeja ishte sepse “s’më ka ftuar të luaj më në shfaqje”, tha Monika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat