Robert Aliaj zbulon portretin për Kristin: E kam pikturuar bashkë me fajet e tij

Mediale Vip

Robert Aliaj zbulon portretin për Kristin: E kam pikturuar bashkë me fajet e tij

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 18:59
Robert Aliaj

Robert Aliaj, i ftuar në programin “Artkand” tregoi portretin e tij të fundit që po realizon.

Është pikërisht i biri i tij Kristi. Ai thotë se portreti është ende i pambaruar, pasi ai ende nuk ka përfunduar pjesën e kapuçit, një element identifikues i stilit të Kristit.

Ai mendon që në një të ardhme të afërt ta nxjerrë për shitje në programin “Artkand”.

“Është një gjendje shumë simbolike e aspektit të izolimit të një personi. Dhe përballjes me një situatë siç është Kristi. E pashë siç e pikturova. Me fajet e veta”, tha Robert Aliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat