Sëmuret Luizi, Kiara i qëndron afër dhe kujdeset për të

Mediale Vip

Sëmuret Luizi, Kiara i qëndron afër dhe kujdeset për të

Më: 29 janar 2023 Në ora: 12:52
Luizi dhe Kiara

Natën e mbrëmshme (e shtunë) në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Albania u zhvilluan dinamika të shumta.

Një debat tjetër ndodhi mes Efit dhe Oltës, pastaj publiku zgjodhi fitues Luizin dhe Tean në sfidën e “Big Brother Talent Show”.

Pas, spektaklit kishte edhe të tjera ngjarja që ndodhën në orët e vona të natës, Luizi që njihet për energjinë e tij për të dhuruar atmosferë nuk ka vepruar njëjtë.

Këngëtari pas darkës me banorët nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore duke shkuar të shtrihet i pari në shtrat.

Për t’i qëndruar afër ishin Kiara dhe Efi, të cilat u shqetësuan për shëndetin e tij ndërkohë Luizi ka vazhduar të qëndroi shtrirë për të pushuar.

Në një moment afër tij ishte edhe konkurrenti tjetër, Armaldo i cili iu afrua duke i thënë: “Po u sëmure ti u mbyll Big Brotheri”.

Kiara ndërkohë tregoi një përkushtim më të madh pasi është kujdesur që t’i qëndronte pranë në raste se kishte nevojë për ndonjë gjë.

Ndryshe, kujtojmë që po natën e mbrëmshme Xhonatan Islami u eliminua por që u rikthye në shtëpinë e famshme me anë të biletës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat