Madonna flet për sfidat e prindërimit dhe ndihet si shumica e nënave

Mediale Vip

Madonna flet për sfidat e prindërimit dhe ndihet si shumica e nënave

Më: 21 janar 2023 Në ora: 07:26
Madonna

Të jesh prind nuk është fare e thjeshtë, edhe kur je Madonna. Ikona e muzikës ka folur për sfidat e saj si nënë dhe tregon se prindërimi “ka qenë beteja më e vështirë e jetës së saj”.
 
“Sot, jam ende duke luftuar për të kuptuar se si të jem nënë dhe ta bëj si duhet detyrën time”, tha Madonna për “Vanity Fair”.

"Sepse, kushdo të jesh ti, të kesh një fëmijë dhe t'i rrisësh ata, është një vepër arti”, vijoi ajo. “Askush nuk të jep një manual, duhet të mësosh nga gabimet. Është një profesion që kërkon shumë kohë. Është rraskapitëse, sepse nuk pushon kurrë”, u shpreh mbretëresha e pop-it.

Madonna është nëna e 6 fëmijëve: Lourdes (26 vjeç), Rocco (22 vjeç), David (17 vjeç), Chifundo' Mercy (16 vjeç), binjakët Estere dhe Stella (10 vjeç).
 
Gjithsesi, Madonna ndihet shumë krenare për faktin që fëmijët e saj janë të lumtur, po ndjekin karrierat dhe po shfaqin krijimtarinë e tyre, pa u ndikuar nga zgjedhjet e së ëmës. Ajo tha se kurrë nuk e kishte “detyruar” vajzën e saj të bëjë muzikë, ose djalin për t’u marrë me pikturë.

“Por, i kam prezantuar gjithnjë me artin dhe muzikën. Jam e lumtur që kanë gjetur mënyrat e tyre për t’u shprehur”, tha ajo.

Pra, siç tha edhe Madonna, prindërimi perfeksionohet me përvojë dhe duke mësuar nga gabimet, ndaj herë tjetër, kur të jeni në dilemë, kujtoni fjalët i ikonës së pop-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat