Do të ketë edhe personazhe VIP/ Fansat paralajmërojnë protestë të madhe në mbështetje të Luizit

Mediale Vip

Do të ketë edhe personazhe VIP/ Fansat paralajmërojnë protestë të madhe në mbështetje të Luizit

Më: 14 janar 2023 Në ora: 09:15
Luiz Ejlli

Fansat e banorit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, kanë paralajmëruar protestë ditën e sotme në mbështetje të tij, pas polemikave të shumta për sëmundjen e këtij të fundit.

Ata kanë njoftuar se ditën e sotme, në orën 13:00 do të mblidhen para shtëpisë së famshme të Big Brother, duke brohoritur: “Luiz, Luiz”, në mënyrë që të tregojnë mbështetjen e tyre për këngëtarin shkodran, ku nuk do të mungojnë as personazhet publik.

Ai u sulmua nga banorët e tjerë të shtëpisë pas deklaratës së sëmundjes.

Por, fansat kanë treguar mbështetje të madhe për Luizin, i cili gjatë këtyre ditëve është bërë kryefjalë e medieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat