Pse Arbana Osmani rri me nerva gjatë spektaklit? Moderatorja i përgjigjet pyetjes së rrjetit

Mediale Vip

Pse Arbana Osmani rri me nerva gjatë spektaklit? Moderatorja i përgjigjet pyetjes së rrjetit

Më: 8 janar 2023 Në ora: 21:23
Arbana Osmani

A po rri Arbana Osmani me nerva gjatë këtij "Big Brother VIP", apo jo? Kjo është çështja.

Në mediat sociale që prej nisjes së formatit ka pasur komente, perceptime dhe meme të ndryshme lidhur me moderatoren dhe humorim e saj gjatë spektaklit. Përdorues të ndryshëm kanë aluduar se ajo "është gjithmonë me nerva sepse nuk i pëlqen kasti i këtij viti".

Madje, vetë Arbana shpërndau mbrëmjen e djeshme një video humoristike që paraqiste një vajzë duke pirë një gotë verë e relaksuar vetëm me mbishkrimin "Arbana gjatë publicitetit".

Edhe në Instagramin e Arbanës ka pasur komente të shumta rreth kësaj. Dhe njërit prej tyre moderatorja ka vendosur tu përgjigjet. Në replikën e saj Arbana shkruan se është thjesht serioze në situata serioze. Ajo shton se kështu ka qenë gjithmonë dhe se njerëzit nga edicioni i kaluar mbajnë mend vetëm finalen.

"Vetëm se nuk qesh kur temat për të cilat diskutohet janë serioze nuk do te thotë që "rri me nerva”. Edhe vjet ka qenë njësoj, edhe vitin tjeter do jem njësoj. Po ju nga vjet kujtoni Finalen, se ajo ishte e fundit dhe Finalet janë gjithmonë të bukura:) Pozitiviteti aty është gjithmonë se është pjesë e imja, nuk e çbej dot edhe sikur të dua"- shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat