‘Çmenden’ vajzat në “Big Brother VIP”/ Mikela dhuron shfaqje duke bërë twerk, Kejvina kërcen para Kristit

Mediale Vip

‘Çmenden’ vajzat në “Big Brother VIP”/ Mikela dhuron shfaqje duke bërë twerk, Kejvina kërcen para Kristit

Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:41
Big Brother VIP

Gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” është organizuar një festë me veshje dhe muzikë latine.

Të gjitha vajzat u veshën me kostumet e tyre seksi dhe shumë ngjyrëshe dhe kanë kërcyer, por patidisa momente picante të cilat tërhoqën dhe vëmendjen e publikut.

Në një moment teksa banorët ishin ulur në divan, Mikela shkoi para Oltës dhe nisi ti kërcente ‘twerk’, gjë që solli reagime nga disa prej banoreve.

Ndërkohë Kejvina vazhdon të mos i ndalojë ngacmimet ndaj Kristit dhe nisi të kërcente në mënyrë provokuese para tij.

Kujtojmë se për të bërë shaka, modelja tentoi të futej në shtratin e Kristit teksa ai fle por në ato momente ai trembet dhe zgjohet. “Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”– i thotë Kejvina.

Pasi largohet nga krevati, modelja i drejtohet banorëve të tjerë në dhomë dhe thotë me zë të ulët: “S’ja vlen ky moj të thashë”. Mirëpo ajo duket e vendosur për të fjetur me Kristin, pasi gjatë gjithë kohës në shtëpi e ngacmon.

“Ti sot do flesh me mua, ose s’do flesh fare “sonte”, i thotë ajo .

Ndërsa Kristi ia kthen: “Po mirë nuk po fle fare!” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat