Komentet për këto foto të Selena Gomez janë thjesht ~shqetësuese~

Mediale Vip

Komentet për këto foto të Selena Gomez janë thjesht ~shqetësuese~

Më: 7 janar 2023 Në ora: 06:04
Selena Gomez

Disa foto të Selena Gomez në rrjet, shkrepur nga paparacë, kanë ngjallur debat në internet, veçanërisht pas komenteve shqetësuese.

Ja si i komentojnë disa nga njerëzit fotot:

“Kjo duhet të shkojë në palestër, në vend që të fiksohet pas modeleve të bukura” [referuar, me siguri, Hailey Bieber], “Selena, ka ardhur koha për t’i lënë hotdog-ët”, “Ylli i pop-it që kam frikë se do plaket më keq nga të gjitha” etj.

Komentet degraduese dukshëm vijnë nga njerëz që nuk kanë parë kurrë një foto të paedituar.

Fotot e një trupi real, pa filtra dhe kënde perfekte, duhet të jenë gjithnjë të mirëpritura, në vend që të kritikohen dhe ofendohen kaq shumë, sepse në fund të fundit janë fotot më spontane dhe të vërteta!

“Ju komentoni Selena-n, ndërkohë që ajo po shijon pushimet nga jahti i saj privat. Jeni patetikë”, shkroi *me të drejtë* dikush.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat