I shqetësoi të gjithë me qëndrimin e saj gjatë koncertit në natën e ndërrimit të viteve, Adele rrëfen problemin shëndetësor

Mediale Vip

I shqetësoi të gjithë me qëndrimin e saj gjatë koncertit në natën e ndërrimit të viteve, Adele rrëfen problemin shëndetësor

Më: 6 janar 2023 Në ora: 17:21
Adele

Adele është një nga yjet më të suksesshëm të muzikës të të gjitha kohërave. Nuk janë të rralla që ta shohësh artisten të bëjë një pushim të gjatë pas publikimit të një albumi të ri dhe përfundimit të një turneu, por këtë herë këngëtarja ka rrëfyer se nuk është në formën më të mirë për koncertet e saj të ardhshme.

Nuk kishte shumë kohë që artistja rrëfeu se i ishte rikthyer terapisë për shkak të problemeve mendore.

“Më duhej të filloja nga e para… kur u divorcova, bëja pesë seanca në ditë dhe tani jam rikthyer tek psikologu”, shpjegoi Adele.

Tashmë artistja ka vendosur të përdorë zërin e saj për të rrëfyer për problemin shëndetësor që po vuan aktualisht.

“Më duhet të eci si një rosë”

Ndodhi gjatë koncertit të ndërrimit të viteve, ku Adele dukej se ishte e mërzitur për diçka dhe nuk ishte në gjendje të ecte siç duhet.

Këto gjeste shkaktuan habi dhe shqetësim në pjesën më të madhe të audiencës dhe shumë pyesnin se çfarë nuk shkonte me këngëtaren.

Ajo mori mikrofonin por jo për të kënduar një nga këngët e saj më të fundit por për t’iu drejtuar fansave të saj.

 “Më duhet të eci si rosë sepse kam dhimbje të nervit shiatik që më shqetëson”, rrëfeu Adele.

“Kam pasur dhimbje shpine pothuajse gjysmën e jetës sime për shkak të stresit dhe qëndrimit të gabuar”- shtoi këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat