Adele zbulon vuajtjen e saj

Mediale Vip

Adele zbulon vuajtjen e saj

Më: 5 janar 2023 Në ora: 21:47
Adele

Ylli i muzikës botërore Adele ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas.

Pasi këngëtarja ngjalli shqetësim te fansat pasi kishte vështirësi në ecjen gjatë shfaqjes në Las Vegas, ajo u shpreh se vuante nga dhimbjet e forta dhe kronike të shpinës.

“Më duhet të eci kështu këto ditë pasi kam dhimbje të nervit shiatik shumë të keq”, tha Adele.

Në vitin 2021, Adele zbuloi se dy herë më parë ishte përballur me disqe të rrëshqitura në shpinë. Duke folur me “The Face” ajo u shpreh se i ndodhi kur ishte 15-vjeçe dhe i shkaktoi dëme serioze.

“Unë kam pasur dhimbje në shpinë për gjysmën e jetës sime, vërtet. Ajo shkaktohet, normalisht për shkak të stresit ose nga një qëndrim i keq”, tregoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat