Jennifer Lopez rrëfen përiudhën e vështirë gjatë adoleshencës, ja pseudonimi që i kishin vendosur asaj

Mediale Vip

Jennifer Lopez rrëfen përiudhën e vështirë gjatë adoleshencës, ja pseudonimi që i kishin vendosur asaj

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 19:45
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka qenë një nga emrat më të mëdhenj të industrisë së muzikës në të gjithë botën për shumë vite, por ajo nuk ishte gjithmonë dikush që të gjithë e admironin dhe e shikonin.

Ajo është e famshme në mbarë botën për këngët e saj pop dhe rolet e saj më vonë në filma të ndryshëm të mëdhenj, dhe ka qenë kryefjalë e lajmeve që kur ishte adoleshente.

Gjatë një interviste të bërë së fundmi, ylli latin ka rrëfyer se është bullizuar dhe ngacmuar gjatë rinisë së saj, veçanërisht kur ishte 18 vjeç dhe luante shumë sporte.

Ajo bënte aktivitet të rregullt në atletikë dhe gjimnastikë dhe gjatë asaj kohe Jennifer mori pseudonimin “La Guitarra” – që do të thotë “Kitara” për shkak të formave të saj të lakuara që në atë moshë.

Këto ditë, ajo shihet si një grua që shumë vajza e kanë zili, por nuk ishte kështu në rininë e saj.

Vetëm dy vjet pasi vuajti atë përvojë të vështirë, ajo mori rolin për të luajtur Selena Quintanilla në filmin ‘Selena’.

Producentët në atë kohë pohuan se ata zgjodhën Lopez jo vetëm për shkak të talentit të saj të qartë, por edhe për ngjashmërinë e saj fizike me këngëtaren e ndjerë që ajo kishte për detyrë ta portretizonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat