​Henry Cavill nuk është më Supermen

Mediale Vip

​Henry Cavill nuk është më Supermen

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:30
​Henry Cavill

Aktori britanik Henry Cavill ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet më në rolin e Supermenit, të cilin e ka luajtur vitet e fundit në filmat “Man of Steel”, “Batman v Superman: Dawn of Justice” dhe “Justice League”.

Pas një takimi me drejtuesit e studios së DC, James Gunn dhe Peter Safran, Cavill shkroi në Instagramin e tij se kishte "lajm të trishtuar" pasi pati një ndryshim në drejtimin që producentët donin të merrte personazhi ikonik i superheroit.

“Pasi studioja më tha të njoftoja rikthimin tim në tetor...ky lajm nuk është më i lehtë, por kjo është jeta. Ndryshimi i qëndrimit është diçka që ndodh. Unë e respektoj atë. James dhe Peter kanë një univers për të ndërtuar dhe u uroj atyre dhe të gjithë të përfshirëve fat më të mirë”, ka shkruar aktori.

Cavill deklaroi se radha e tij për të veshur mantelin e superheroit kishte kaluar, por se "Superman mbetet, dhe po ashtu ajo që ai përfaqëson".

"Ka qenë një udhëtim argëtues me të gjithë ju, si lart ashtu edhe poshtë," tha Cavill.

Gunn njoftoi në Twitter se do të punonte për një skenar për një film të ri për vitet e reja të Superman, duke shtuar se si fansa të Cavill, ata kishin folur me të për "shumë mundësi emocionuese për bashkëpunime të ardhshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat