Albina Kelmendi me familje, kënga që mund të shkruaj historinë në Eurovizion

Mediale Vip

Albina Kelmendi me familje, kënga që mund të shkruaj historinë në Eurovizion

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:59
Albina Kelmendi

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po afron. Një nga befasitë më të mira dhe më kurioz për publikun është pjesëmarrja e Albina Kelmendit në këtë festival.

E veçanta e paraqitjes së këngëtares pejane do të jetë ngase ajo do të këndojë bashkë me familjen e saj.

“Duje” quhet projekti që po pritet me padurim nga publiku shqiptar.

Albina&Family pritet të elektrizojnë skenën e festivalit të RTSH-së me një superbashkëpunim.

Në rast se Albina me familjen do të prezentonin Shqipërinë në Eurovizion, kjo do të ishte historike edhe për festivalin më të famshëm të muzikës në Evropë.

Kjo pasi që asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur që një familje e tërë të paraqiten në një duet në Eurovizion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat