Trevor Noah, largohet i përlotur pas 7 vitesh nga emisioni i tij

Mediale Vip

Trevor Noah, largohet i përlotur pas 7 vitesh nga emisioni i tij

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 06:57
Trevor Noah

Komediani Trevor Noah pasi drejtoi emisionin ‘The Daily Show With Trevor Noah’ që nga viti 2015, i dha lamtumirën e fundit me lot në sy shikuesve.

I falenderoi për mbështetjen e tyre pas gjithë këtyre viteve, “jam mirënjohës për secilin prej jush. Më kujtohet kur filluam shfaqjen, nuk mund të merrnim mjaftueshëm njerëz për të mbushur studion. Por, unë e shikoj studion tani dhe nuk e marr kurrë si të mirëqenë.

Çdo vend që mbushet me njerëz për të parë diçka që po bëj e vlerësoj gjithmonë. Faleminderit që më keni ndjekur, keni shpërndarë video, keni dhënë mendime, edhe nëse ka qenë një kritikë. Nga nëna ime, te gjyshja, tezet e mia, tek të gjitha gratë me ngjyrë në jetën time, faleminderit. Unë gjithmonë u them njerëzve nëse vërtet dëshironi të mësoni për Amerikën, bisedoni me gratë e zeza”, tha ai.

Kur ‘The Daily Show’ të kthehet në transmetim nga pauza më 17 janar 2023, një mori komedianësh dhe personazhesh të famshëm do të marrin përsipër rolin e prezantuesit. Të ulur pas tavolinës do të jenë Chelsea Handler, D.L. Hughley, Leslie Jones, John Leguizamo, Kal Penn, Sarah Silverman, Wanda Sykes, Al Franken, Marlon Wayans dhe ish-korrespondenti i The Daily Show Hasan Minhaj. Së fundmi, Trevor Noah u shfaq në ‘podcastin’ e Dua Lipa-s, disa javë pasi ata ndezën thashethemet për romancë gjatë një darke intime në New York. Ylli i pop-it dhe prezantuesi u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar. Komediani e cilësoi Dua-n “një dritë vërtet e mrekullueshme”.

Rikujtojmë, se në fillim të këtij muaji, Dua sqaroi se ishte beqare pasi filluan thashethemet për një lidhje me Trevor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat