​Celine Dion u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, koncertet u shtynë

Mediale Vip

​Celine Dion u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, koncertet u shtynë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Këngëtarja kanadeze Celine Dion njoftoi sot se është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë nervore që shkakton spazma të papritura që ia vështirësojnë këngën dhe ecjen.

Fatkeqësisht, intensiteti i spazmave është aq intensiv sa më vështirëson jetën e përditshme, ndikon në mënyrën se si ec, madje më shtrëngon kordat vokale aq shumë sa nuk mund të këndoj si dikur”, ka thënë Dion në Instagram.

Këngëtarja vendosi të shtyjë edhe një herë turneun e ardhshëm, i cili supozohej të fillonte në shkurt të vitit të ardhshëm, dhe të shtyjë shfaqjet e planifikuara për pranverën e vitit 2023 në 2024, dhe të anulojë ato të planifikuara për verën e 2023.

“Më mungon të shoh publikun, të jem në skenë dhe të performoj. Gjithmonë bëj maksimumin në paraqitjet e mia, por shëndeti nuk më lejon të jem më i miri në këtë moment”, tha Dion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat