Adelina Tahiri flet për marrëdhënien me bashkëshortin: U hapën lajme se ishte bërë një vrasje për mua

Mediale Vip

Adelina Tahiri flet për marrëdhënien me bashkëshortin: U hapën lajme se ishte bërë një vrasje për mua

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 23:41
Adelina Tahiri me burrë

Adelina Tahiri ka folur mbrëmjen e sotme në “Dance Albania” për lidhjen e saj të shumëpërfolur për shkak të diferencës në moshë me partnerin.

Ajo tha se për lidhjen e tyre u përfol më shumë se për princin e Anglisë dhe Meghan Markle, për shkak të diferencës në moshë dhe rrethanave të tjera. Ndër të tjera këngëtarja e njohur ka treguar edhe si është njohur me partnerin e saj dhe sfidave që i janë dashur të kalojnë në fillimet e lidhjes së tyre.

“U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla.

Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë “kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë”, është shprehur ajo.

Megjithatë pavarësisht se ai ishte dashuruar që në fillim pas saj,për shkak të situatës së krijuar për shkak të problemeve të saj ligjore dhe raportit të krijuar mes tyre ai ka vendosur të distancohet prej saj. Adelina tregon se ka qenë pikërisht ky momenti kur e ka kuptuar se ishte e dashuruar me të.

“Pas shumë përpjekjeve, thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty m’u mbush mendja ta takoj sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im.

Për një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij, më tha “Adelina ne jemi shokë, ti po më tregon çdo gjë, unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do mbarojë. Gjithë zyra ime do jetë mbrapa teje, për çdo hall që ke, por kontakti ynë do ndërpritet”. Unë e mendova këtë shumë lehtë, thashë ah, okej, po pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri.

Pas 10 ditëve unë e pashë që isha shumë keq. Aty, për herë të parë që ndjeva që unë jam dashuruar pa e ditur që kisha rënë në dashuri. Rashë nga pesha shumë, nuk haja fare, isha si e sëmurë, më rrinin duart ftohtë si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat