Flori Lloga dhe Sabiani kanë ardhur me një super bashkëpunim

Mediale Vip

Flori Lloga dhe Sabiani kanë ardhur me një super bashkëpunim

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:18
Flori Lloga dhe Sabiani

"N'sabah" quhet projekti muzikor e plot ritëm e duket se do të jetë një hit i këtij fundviti. Ky bashkëpunim ka ardhur nga dy artistët e njohur të muzikës shqiptare Flori Lloga dhe Sabiani, të cilët mësojmë se ka 20 vite që janë miq, si vëllezër e super bashkëpunëtorë.

Kujtojmë që Sabiani ishte ai që mori pjesë vite më parë te super hiti i vëllezërve Lloga, e kemi fjalën për këngën "Loti i verbër" ku më pas erdhi zëri i tretë si në modë edhe te shumë kolegë të tjerë te estrada shqiptare.

E kështu ishte idea e Argjendit vëllaut tjetër artist të Florit që të kishin ata një duet e kompozitori Marenglen Boja realizoi këtë super këngë.

Por si duket ata të dy nuk do ta lenë vetëm me kaq, shumë shpejt po mendojnë për një suprizë tjetër e deri atëherë ne ju ftojmë të dëgjoni e ta klikoni në linkun më poshtë këngën e ta bëni "play deri n'sabah".BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat