Adele u zhduk gjatë performancës në një koncert në Las Vegas

Mediale Vip

Adele u zhduk gjatë performancës në një koncert në Las Vegas

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 14:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Publiku në koncertin e këngëtares britanike, Adele, i cili po mbahej në Las Vegas, mbeti i shtangur pasi këngëtarja kreu një truk dhe u zhduk nga skena.

Këngëtarja me sa duket u zhduk në ajër gjatë një performance, si pjesë e shfaqjes së saj të shumëpritur të rezidencës në Las Vegas, të quajtur “Weekends with Adele”.

Një video nga performanca e Adelës në Coliseum në Caesars Palace, në Las Vegas, u shpërnda në Twitter pasi ajo më parë duhej të anulonte setin e saj në qytet

Videoja, me titull: ‘Ku dreqin shkoi ajo?’, tregon këngëtaren duke ngritur krahët gjatë duartrokitjeve të vazhdueshme përpara se një dush me petale rozë të binte rreth saj.

Kur petalja e  fundit ra në skenë, Adele u zhduk nga sytë.

“Unë u çmenda për një sekondë kur ndodhi kjo, ka pranuar një fanse në komentet poshtë videos, ndërsa të tjerët kanë shkruar se mendojnë të njëjtën gjë.

Ishte e paqartë se si Adele arriti të zhdukej kaq shpejt nga skena, duke i lënë fansat në audiencë mjaft të hutuar.

Seria e performancave të këngëtares në Las Vegas, fillimisht ishte menduar të ishte në janar të këtij viti, por për shkak të pandemisë së koronavirusit pati një vonesë të madhe dhe u desh t’i shtynin ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat