Kris Jenner pozon për herë të parë në kopertinën e revistës “Vogue”

Mediale Vip

Kris Jenner pozon për herë të parë në kopertinën e revistës “Vogue”

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 15:28
Kris Jenner

Kris Jenner ka pozuar për herë të parë për revistën prestigjoze “Vogue” në moshën 66-vjeçare.

Milionerja u pa në kopertinën e Vogue Çekosllovakia, e njohur ndryshe si Vogue CS . Ajo dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të zi, rrathë të mëdhenj në kyçet e dorës.

“Është një nder i madh të jesh në kopertinën e dhjetorit të Vogue CS Leaders Issue!”- ka shkruar ylli i The Kardashians në Instagram.

Ky është hera e parë që Kris pozon për Vogue. Të gjithë fëmijët e saj – përveç Khloe Kardashian, janë shfaqur tashmë në kopertinën e revistës prestigjoze.

Kendall ka qenë shumë herë në kopertinën e Vogue që kur filloi të punonte si modele profesioniste në adoleshencë.

Kylie është shfaqur në kopertinën e disa kopertinave të Vogue si Australia dhe Hong Kongu.

Kim ka pozuar me Kanye West dhe vetëm. Kopertina e saj më e fundit e Vogue US ishte në mars të këtij viti.

Dhe Kourtney u shfaq në Vogue Arabia dhe Mexico.

Khloe nuk është shfaqur ende në kopertinën e Vogue, por ajo ka qenë  pjesë e revistave të tjera si Cosmopolitan, Shape dhe Health.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat