Këngëtarja flet si rrallë herë për jetën e saj profesionale dhe private

Mediale Vip

Këngëtarja flet si rrallë herë për jetën e saj profesionale dhe private

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 16:57
Shota Baraliu

Rikthehet këngëtarja dhe aktorja seksi nga Kosova, Shota Baraliu e cila disa vite më parë bëri bujë për karakterin e saj pa komplekse.

Ka tre vite që është shkëputur nga skena dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar se tani është bërë trajnere fitnessi. “Ta tregoj të drejtën ti habitesh edhe vetë, unë kam ushtruar me një trajnere personale dhe ajo e kishte rrogën 3 mijë e 500 euro dhe thashë pse mos t’ja nis edhe vetë.

Kam vetëm disa muaj që jam licensuar por shpresoj të jem mirë, sepse artisti këtu nuk vlerësohet dhe thashë pse mos ta provoj këtë punë. Unë mendoj që çdo femër duhet të sprovoj veten me punë që mund të bëjë,  punoj edhe në shtet në marketing.

Ajo u fejua në Zvicër me Mic Brahon, mikun e saj të fëmijërisë me prejardhje nga Prizreni, mirëpo u dha lajmi se dyshja nuk janë më bashkë, dhe se kanë ndarë rrugët.

Artistja Baraliu ka rrëfyer se si ndodhi ky moment dhe cilat ishin arsyet që çuan deri në këtë ndarje. “Jemi ndarë për shkak se lidhja jonë nuk funksionoi më, ka qenë pak një mospërputhje karakteresh. Një lidhje që nuk eci, kështu ndodh ndoshta kur dikush tenton të t’i ndalojë disa gjëra me vonesë, por tash mund të them lirisht se jam super ‘single’”, tha Shota Baraliu.

Ajo me shaka ka thënë se duhet të ketë disa kritere, si për shembull: të jetë më i ri se ajo, apo të ketë pasuri mesatare.“Dua të jetë më i ri se unë, bëj shaka, se kur vjen një mashkull që dua nuk i shikon këto.

Unë thjesht dua dikë që të më dojë kështu si jam se unë jam një njëri i thjeshtë me tre punë, unë dua të jetë mesatar se kur është i pasur ta marrin të tjerat”, u shpreh këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat