Jennifer Aniston: Nuk ka më yje të filmit, Hollivudit po i zbehet shkëlqimi

Mediale Vip

Jennifer Aniston: Nuk ka më yje të filmit, Hollivudit po i zbehet shkëlqimi

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka bërë bujë, ndërsa ka thënë se shkëlqimi i dikurshëm i Hollivudit dhe yjeve të tij ka filluar të zbehet dukshëm viteve të fundit.

Gjatë një interviste, përderisa aktores po i lexohej një dedikim që e cilësonte atë si fenomen të famës masive, ajo u befasua për të mirë dhe shfaqi opinionin e saj karshi elitës së sotme të aktorëvë, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.

“Oh, kjo më dha të dridhura. Ndihem sikur po vdes. Nuk ka më yje të filmit. Nuk ka më magjepsje. Edhe festat e Oscar-it dikur ishin shumë më argëtuese”, ka thënë ajo.

Aniston ka shtuar se i urren mediat sociale, kjo besohet të ketë qenë edhe arsyeja se pse ajo kishte qëndruar për një kohë kryesisht të gjatë jashtë platformave të ndryshme të mediave sociale.

Ylli i “Friends”,  hapi llogarinë e saj të Instagramit tek në vitin 2019, ndërsa aktualisht numëron mbi 40 milionë ndjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat