Cilat janë rregullat e rrepta që Rihanna detyron asistentët e saj ti ndjekin?

Mediale Vip

Cilat janë rregullat e rrepta që Rihanna detyron asistentët e saj ti ndjekin?

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 00:13
Rihanna

Mes balancimit të mëmësisë dhe perandorisë së saj miliarda dollarëshe deri në rikthimin e shumëpritur në muzikë, këngëtarja i ka duart plot.

Nuk është çudi që Rihanna ka ndihmësit e saj që ndjekin një sërë rregullash të rrepta për t’u siguruar që jeta e saj të ecë pa probleme.

Ja disa nga rregullat që Rihanna kërkon nga asistentët e saj: Ata duhet të shkrepin foton perfekte për të në Instagram. Rihanna është e njohur për faqen e saj në Instagram, duke theksuar dhe markën e saj të grimit ashtu edhe arritjet e tjera të saj. Sipas një burimi, ylli i popit bën asistentin e saj të shkrep foto për faqen e Instagramit, duke u siguruar që ajo të marrë foton perfekte për faqen e saj.

Ata duhet të pastrojnë gjithçka ajo lë pas.  Gjëja më e keqe që asistenti i saj duhet të bëjë është të kontrollojë dhomën e hotelit të Rihannës nëse ajo ka pasur një të dashur një natë më parë.
Asistentja e saj duhet të pastrojë çdo gjë personale që ka mbetur pas”, tregon burimi. Duhet të sigurohen që të ketë një rrotull të plotë letre higjienike përpara se Rihanna të shkojë në tualet. “Rihanna e detyron asistenten të kontrollojë banjën përpara se ta përdorë atë”.

Ata duhet të dredhin për Rihannën. Siç e dimë të gjithë, Rihanna ka shumë dashuri për gjethen jeshile.
Ama ajo nuk e dredh vetë atë por detyron asistentin e saj ta bëjë atë për të.

Ekziston një kod i rreptë i veshjes Rihanna publikoi me shaka një manual punonjësi që përfshinte disa rregulla qesharake . Në manual, Rihanna këshillon që punëtorët e saj duhet të vishen “sipas pagës së tyre”.“Nëse ju shoh të keni veshur atlete Prada prej 350 dollarësh dhe një çantë Gucci prej 600 dollarësh, supozojmë se jeni mirë ekonomikisht dhe për këtë arsye nuk keni nevojë për një rritje të pagës.” Manuali gjithashtu vë në dukje nëse visheni “keq”, duhet të mësoni të menaxhoni më mirë paratë tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat