U përfol për romancën me Brad Pitt, Emily Rata flet për jetën e saj private: I vetmi mashkull në jetën time është….

Mediale Vip

U përfol për romancën me Brad Pitt, Emily Rata flet për jetën e saj private: I vetmi mashkull në jetën time është….

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 16:15
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski ka folur për divorcin nga Sebastian Bear McClard, por edhe ndryshimet që sheh tek vetja që nga ajo kohë. Modelja ka folur në emisionin ‘Today’ dhe fillimisht është pyetur për lidhjen e saj të përfolur me Brad Pitt, siç sqaroi modelja, dëshiron të jetë vetëm gjatë kësaj periudhe.

Unë zgjedh të jem vetëm. Është çmenduri, por është kaq e lezetshme. Nuk i detyrohem askujt përveç djalit tim. Ky është i vetmi mashkull në jetën time”, tha ajo. Më pas, ajo tregoi se prej vitesh ka qenë në lidhje të ndryshme që kur ishte në fakultet, pasi e ndjente se nuk mund të ishte vetëm.

“Mendoj se ishte një mënyrë për mua për të mbrojtur veten. Unë po hyja në një industri të çmendur dhe po punoja dhe tani, mendoj se mund të pranojmë që ka shumë grabitqarë atje, burra të frikshëm. Mendoj se ishte një mënyrë për mua që të ndihesha e sigurt. Gjithashtu doja vetëm të më donin.”, tha ajo.

Modelja theksoi se ka kohë vetëm për djalin dhe karrierën e saj. “Kam kaluar gjithë jetën time duke pritur që dikush të më zgjedhë, doja të isha ajo vajza që dikush do të zgjidhte të ishte pranë tij”, thotë ajo.

Kujtojmë që modelja u kap duke u puthur me Dj Orazio Rispo në New York pak javë më parë, mashkulli misterioz me të cilin u kap ‘mat’ u zbulua më pas se është DJ 35-vjeçar, Orazio Rispo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat