Emri i Adele është shqiptuar gjithmonë gabim? Këngëtarja sqaron fansat e saj

Mediale Vip

Emri i Adele është shqiptuar gjithmonë gabim? Këngëtarja sqaron fansat e saj

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:24
Adele

Adele zbuloi se shumica e njerëzve e kanë shqiptuar gjithmonë gabim emrin e saj .

Këngëtarja lavdëroi një fanse për shqiptimin e duhur të emrit të saj ndërsa i bëri një pyetje në lidhje me shkrimin e këngëve të saj gjatë një takimi që artistja bëri me fansat e saj për të festuar publikimin e videos më të re muzikore “I Drink Wine”.

Më pëlqen shumë”, i 34-vjeçarja fanses, duke shtuar: “Ajo e tha emrin tim në mënyrë perfekte!”

Fituesja e Grammy-t më pas e shqiptoi vetë emrin e saj për publikun, duke shpjeguar se edhe asaj i duhej të bënte sqarimin për moderatoren.

Me sa duket, mënyra e saktë për të thënë emrin e Adelës është “Uh-dell” në krahasim me shqiptimin më popullor të “Ah-dell”.

Fansat mbetën të mërzitur nga korrigjimi dhe ndanë mendimet e tyre me anë të postimeve në Twitter.

Unë kurrë nuk kam njohur dikë me emrin ‘Adele’ duke u quajtur ‘Uh-dell’ ka qenë gjithmonë ‘Ah-dell’,” shkroi një person në Twitter.

Adele është një emër italian, harro shqiptimin britanik,” shkroi një përdorues tjetër në Twitter .

Unë jam i befasuar,” shkroi një tjetër.

Jam e lidhur me dikë që quhet Adele dhe ne shqiptojmë emrin e saj ‘Ah-dell’- shtoi një fans.

Adele është shumë e veçantë për emrin e saj, veçanërisht duke pasur parasysh se ajo hoqi dorë nga përdorimi i mbiemrit të saj sepse nuk i pëlqente mënyra se si dukej.

Nuk mund ta kisha përdorur kurrë mbiemrin tim,” i tha ajo YouTuber NikkieTutorials në dhjetor 2021 kur diskutoi pse ajo mban vetëm emrin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat