Imazhe prekëse nga spitali, Shakira i puth këmbët babait të saj të sëmurë

Mediale Vip

Imazhe prekëse nga spitali, Shakira i puth këmbët babait të saj të sëmurë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 06:09
Shakira i puth këmbët babait të saj të sëmurë

Këngëtarja me famë botërore, Shakira, është duke kaluar një fazë mjaft të vështirë në jetën personale.

Pas ndarjes nga futbollisti i famshëm, Gerard Pique, ajo po përballet tani edhe me shtrimin në spital të babait të saj. Mediat e huaja shkruajnë se ylli kolumbian nuk largohet asnjë minutë nga i ati, ajo e ka vizituar në spital dhe ka postuar një video në të cilën bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë.

Shakira shihet teksa ndihmon babain e saj të bëjë ushtrime forcash, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij,  duket e emocionuar me babain e saj ndërsa i puth këmbët. “Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween -it”, ka shkruar këngëtarja e famshme.

Mamaja e Shakirës, Nidia del Carmen Ripoll, teksa ndodhej jashtë spitalit “Teknon-Quiron” në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane, është shprehur se Gerard Pique i ka telefonuar disa herë për t’u interesuar për shëndetin e babait të Shakirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat