Për “Halloween” motrat Istrefi shndërrohen në modele të revistës “Playboy”

Mediale Vip

Për “Halloween” motrat Istrefi shndërrohen në modele të revistës “Playboy”

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 20:11
Nora Istrefi

Këngëtaret, Nora dhe Era Istrefi bashkë me motrën e tyre, Nitën me rastin e festës së “Halloween-it” janë transformuar në modele të revistës së famshme amerikane, Playboy.

Fillimisht, imazhet si “lepurushe” i kishte ndarë ylli i hitit “BonBon” duke bërë bujë të madhe në mediat sociale, por pjesë e fotosesionit duket të kenë qenë edhe Nora e Nita.

Ylli i hitit “Çao” i ka ndarë me më shumë se 1 milion ndjekësit e saj në Instagram imazhet me të motrat, derisa ka shkruar – “Lepurushet e mjaltit”.

Image

Për veshjet e treshes është përkujdesur disenjatori kosovar, Valdrin Sahiti, për makijazhin make-up artisti, Arbër Bytyqi, teksa për flokët puna i është besuar, Kaci Lleshit.

Playboy është revista e parë që ka prezantuar lakuriqësinë femërore dhe materialet me orientim seksual në një format medial, ndërsa për numrin e parë të revistës në vitin 1953, themeluesi i saj, Hugh Hefner, përdori një fotografi kalendarike nudo të pabotuar më parë të Marilyn Monroe/kk.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat