Shakira shkon bashkë me fëmijët e saj në një festë për ‘Halloween’, por krijon probleme. Ja çfarë bëri këngëtarja

Mediale Vip

Shakira shkon bashkë me fëmijët e saj në një festë për ‘Halloween’, por krijon probleme. Ja çfarë bëri këngëtarja

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 17:45
Shakira me fëmijët e saj

Shakira ka qenë kryefjala e mediave përgjatë ditëve të fundit, që pas publikimit të ‘Monotonia’- e cila është kthyer në hit dhe po kryeson në toplista.

Jeta profesionale për kolumbianes duket se po ecën për bukuri, por smund të themi të njëjtën gjë për atë personale.

Së fundmi, Shakira është përfshirë në një tjetër ngjarje. Një reportazh i programit ‘Socialite’ të Telecinco, tregojnë se këngëtarja është akuzuar për sjellje të pahijshme në një festë të Halloween -it .

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me sa duket, Shakira , së bashku me dy fëmijët e saj, kanë arritur të hyjnë në një festë të Halloween në qytetin e Barcelonës, duke anashkaluar linjën që shumë fëmijë kishin krijuar para hyrjes.

Duket se situata nuk shkoi mirë, pasi shumë ishin të zemëruar për situatën.

Kujtojmë se Gerard Pique u pa disa ditë më parë teksa vizitonte ish-partneren, Shakira në shtëpinë e saj ndërsa po ‘luftojnë’ ende për kujdestarinë e fëmijëve të tyre pas ndarjes së bujshme. Lojtari i Barcelonës mbërriti në shtëpinë e yllit për të takuar fëmijët e tij, Sasha dhe Milan, sipas Marca Magazine.

Gazeta raportoi se futbollisti shmangu përplasjen me paparacët ndërsa doli nga Porsche-ja e tij dhe mori rrugën për në shtëpi. Pique qëndroi në shtëpi për gati 10 minuta në vizitën e tij të parë në shtëpinë e këngëtares që kur ata njoftuan ndarjen e tyre në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat