Pas komenteve të tij antisemitike Kanye West “braktiset” dhe nga avokatët e tij?

Mediale Vip

Pas komenteve të tij antisemitike Kanye West “braktiset” dhe nga avokatët e tij?

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 06:51
Kanye West

Avokatët e divorcit të Kanye West kanë hequr dorë nga puna për reperin për shkak të protestave të tij të vazhdueshme antisemitike.

Reperi është braktisur edhe nga një sërë bashkëpunëtorësh si Gap, Vogue dhe Balenciaga  pas postimeve në mediat sociale. Themeluesi i Yeezy, i cili gjithashtu po përballet me reagime për bluzat e tij “White Lives Matter”, do të duhet të gjejë avokatë të rinj divorci në betejën e vazhdueshme me Kim Kardashian.

Ai ishte përfaqësuar nga avokatët të divorcit, Bernard Clair dhe Bob Cohen, dhe nga firma e tyre prestigjioze. Një burim tha të hënën, se “firma nuk po përfaqëson më Kanye West”. Cohen dhe Clair ishin firma e pestë ligjore e West në këtë rast divorci, pasi artisti miliarder i ka ndërruar shpesh avokatët që e kanë përfaqësuar atë gjatë vitit të kaluar.

Edhe avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, thuhet se ka ndaluar së punuari me Kanye West për shkak të komenteve të tij antisemitike. Vasquez informoi firmën e saj, Brown Rudnick, se ajo nuk ishte e gatshme ta përfaqësonte reperin më pak se një javë pasi ai e punësoi atë, raportoi TMZ të hënën.  Firma e saj ishte ende e hapur për të punuar me West, nëse ai do të tërhiqte deklaratat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat