Këngëtarja nga Kosova doli në skenë me infuzion

Mediale Vip

Këngëtarja nga Kosova doli në skenë me infuzion

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:05
Malda Susuri

Malda Susuri në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli gjithashtu dhe për koncertin që mbajti në Prishtinë, ku interpretoi nga një krevat dhe me serum në dorë.

E pyetur nga gazetarët në studio, ajo tregoi dhe arsyen se pse vendosi të vinte me një koncept të tillë dhe të pazakontë.

Sipas saj, koncerti i quajtur “Coma” simbolizon peripecitë që kalon një artist në fillimet e tij për të arritur atë që do.

Më tej, autorja e hitit “Dashuri e hidhur” tregoi se koncerti përmbante këngët e saj të vjetra, të sjellë në një frymë të re, si dhe një projekt të ri të titulluar “Coma”, të njëjtin emër me koncertin që mbajti.

“Unë në kohët e fundit e quaj veten artiste pasi përpos muzikës dhe dizajnit merrem me instalacione. Ka shumë që zhgënjehen gjatë profesionit por më të vështirë e kanë në fillime kur përfundojnë Akademinë. Pastaj duan të bëjnë një projekt, mundohem dhe në fund nuk realizohet asgjë.

Këtë gjendje që bie artisti, e kam quajtur “Coma” sepse është interesante. Duhet me vepruar në mënyra të ndryshme me jetuar. Disa as nuk e mendojnë kthimin dhe është njëjtë si në coma, dikush zgjohet dhe dikush jo. Pastaj e kam lodhur me pandeminë pasi ishim të gjithë si në coma“, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat