Kanye West humb statusin e miliarderit pasi Adidas ndërpreu partneritetin me të

Mediale Vip

Kanye West humb statusin e miliarderit pasi Adidas ndërpreu partneritetin me të

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:02
Kanye West

Kanye West ka humbur statusin e miliarderit tani që Adidas ka ndërprerë partneritetin me të.

“Adidas nuk e toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha kompania atletike në një deklaratë të martën pas një sërë komentesh antisemite të West. “Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të mbushura me urrejtje dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë.”

Marrëveshja me kompaninë gjermane të atletikës përbënte 1.5 miliardë dollarë të vlerës neto të West, kështu që pa të, pasuria e tij vlerësohet në 400 milionë dollarë, sipas Forbes.

West kishte punuar me Adidas që nga viti 2013 në linjën e tij të atleteve Yeezy. Gap, Balenciaga dhe Vogue gjithashtu kanë ndërprerë partneritetin e tyre me West.

Vendimi i Adidas për të ndërprerë lidhjet me West i jep fund një polemike disajavore në të cilën reperi ka hedhur komente antisemitike.

“Mund të them gjithçka antisemitike dhe Adidas nuk mund të më heqë mua”, tha West në podkastin “Drink Champs” në fillim të këtij muaji.

Por rezultoi se nuk ishte ashtu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat