“Më jep adrenalinë”/ Këngëtarja e njohur latine, flet për operacionet plastike: Është si të ndryshoj ngjyrën e flokëve

Mediale Vip

“Më jep adrenalinë”/ Këngëtarja e njohur latine, flet për operacionet plastike: Është si të ndryshoj ngjyrën e flokëve

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 11:57
Anitta

Këngëtarja e njohur braziliane, Anitta, ka folur së fundmi rreth ndërhyrjeve kirurgjikale. Ylli i muzikës u shpreh se arsyeja se përse ka kryer operacionet plastike “nuk ka të bëjë me faktin se nuk është e kënaqur me veten e saj” por sepse i jep adrenalinë.

Këngëtarja e hitit “Me Gusta” së fundmi foli për ndërhyrjen në hundë, rregullimin e nofullës dhe zmadhimin e gjoksit, por shpjegoi se operacionet e saj janë kryesisht të thella deri në lëkurë.

“Nuk ka të bëjë që nuk jam e kënaqur me veten time”, tha ajo për WSJ. “Për mua është si të ndryshoj  gjyrën e flokëve”.

Sakaq shtoi: “Edhe nëse nuk është mirë ose siç prisja, përsëri më pëlqen procesi. Më pëlqen adrenalina”.

Anitta, e cila ka qenë e sinqertë për trajtimet e saj të bukurisë,  pavarësisht se është tabu në Brazil, ajo madje i ka përdorur operacionet si frymëzim për muzikën e saj .

Në fakt, ajo shfaqi gjashtë fytyra në kopertinën e albumit të saj ‘Versions of Me’, duke simbolizuar ndryshimet e shumta që ajo ka pasur gjatë viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat