Vdes komiku Leslie Jordan

Mediale Vip

Vdes komiku Leslie Jordan

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 20:59
Leslie Jordan

Komiku Leslie Jordan ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Jordan, i cili njihej mes tjerash edhe për pjesëmarrjen në hit-serinë, “Ëill & Grace” ka pasur një emergjencë mjekësore pasi që e ka përplasur automjetin e tij për një ndërtesë në Hollivud, sipas TMZ-së.

Jordan së fundmi kishte qenë pjesë e serisë së Ryan Murphyt, “American Horror Story”, dhe serisë “The Book of Queer”.

Ai njashtu kishte qenë fitues i çmimit prestigjioz Emmy, pikërisht për performancën e tij në serinë komike, “Will & Grace”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat