Eranda Libohova paska veshur fustanin e bardhë dhe askush s'e paska ditur!?

Mediale Vip

Eranda Libohova paska veshur fustanin e bardhë dhe askush s'e paska ditur!?

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 06:27
Eranda Libohova

Sa herë që këngëtarja e mirënjohur shqiptare Eranda Libohova realizon një intervistë, nuk i shpëton kurrsesi pyetjes së martesës e ajo, herë me sportivitet e herë me të qeshura, e ka kthyer gjithmonë një përgjigje.

Teksa ishte e ftuar në programin "Qysh e don shoqnia" në "E Diell" në Top Channel, Eranda Libohova pohoi se e ka veshur fustanin e bardhë vite më parë dhe ka qenë krijim i stilistes shqiptare, njëherazi mikeshës së saj, Rezarta Skifteri.

"Kemi realizuar një set fotosh me fustanin e bardhë pas trupit dhe atë fustan e ka qepur Rezi" -tregoi Eranda në prani të stilistes e cila e konfirmoi këtë fakt.

"Do t'i gjej ato foto dhe do t'i publikoj, sepse janë shumë të bukura edhe pse i kam bërë kohë më parë", - shtoi Libohova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat