Vjen Dacid Go8lin këtë herë thotë "Supernova"

Mediale Vip

Vjen Dacid Go8lin këtë herë thotë "Supernova"

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Quhet " Supernova" projekti më i ri nga artistja shumë unike me origjinë nga Kosova por që jeton në Austri Dacid Go8lin apo Dafina siç quhet me emrin e saj.

Ajo ka një super stil që në fillim, reale e mjaft e vecantë në të krijuar e kënduar muzikë, e kujtojmë se është nderuar çmimin " Ambasador i Paqes" nga ambasada e Kosovës dhe e Shqipërisë atje ku ajo jeton.

Projekti më i ri është një cover ku vjen në 3 gjuhë atë anglisht, shqip dhe gjermanisht e ka ardhur me një klip shumë artistik.

Kujtojmë se Duff apo Dacid Go8lin ka gjithsej 36 këngë në tregun muzikor, ndërsa kënga "Supernova" eshtë e krijuar nga vetë ajo me Enco dhe Timmi dhe ka si temë një shoqëri fallco që sot haset kudo.

Ne ju sugjerojmë se ia vlen ti dëgjoni këngêt e saja, ndërsa më shumë për të mund ta ndiqni në adresën e saj në instagram "itsdacidgo8lin".BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat