Seria e dokumentarëve për princin Harry dhe Meghan pritet të shfaqet në dhjetor

Mediale Vip

Seria e dokumentarëve për princin Harry dhe Meghan pritet të shfaqet në dhjetor

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 08:36
Princ Harry dhe Meghan Markle

Seria e dokumentarëve e princit Harry dhe dukeshës Meghan Markle për platformën Netflix, planifikohet të lançohet në dhjetor. Kështu bënë të ditur disa burime për “Page Six”.

Një raport në portalin “Deadline” pohoi se ky projekt ishte shtyrë për vitin 2023, pas një reagimi të ashpër për sezonin e ardhshëm të hitit të Netflixit, “The Crown”.

Por pavarësisht gjithçkaje, bëhet e ditur se lançimi i dokumentarëve vazhdon sipas planit.

Më parë burime nga Netflix deklaruan se kishte probleme midis dukës dhe dukeshës së Sussexit dhe platformës gjigante, pasi ata donin ta fshinin çdo koment inkriminues që kishin bërë për Mbretin Charles III, bashkëshorten e tij Camilla Parker-Boëles, Princin William dhe princeshën Kate Middleton.

Në fakt, ishin pikërisht Harry dhe Meghan ata që donin ta shtynin transmetimin e dokumentarëve deri në vitin e ardhshëm. Netflix ende nuk e ka paralajmëruar datën e saktë të lançimit të këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat