Puthjet e nxehta të Wanda Nara-s me reperin 22-vjeçar/ Fotot e bujshme dalin në rrjetet sociale

Mediale Vip

Puthjet e nxehta të Wanda Nara-s me reperin 22-vjeçar/ Fotot e bujshme dalin në rrjetet sociale

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 00:42
Wanda Nara dhe L-Gante.

Wanda Nara, është padyshim një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë, teksa ka rrëmbyer sërish skenën për lidhjen e saj të radhës. Ish-bashkëshortja e Mauro Icardit, në fakt duket se është në lidhje me reperin 22-vjeçar argjentinas L-Gante.

Mediat dhe rrjetet sociale japin detaje shumë interesante për evolucionin e historisë së tyre. Burime shumë pranë çiftit kanë ndarë detaje të reja mbi lidhjen e tyre, duke publikuar edhe foto të bujshme mes të dyve.

Wanda  Nara dhe L-Gante darkuan së bashku në restorantin Gardiner dhe më pas u transferuan në klubin e natës Tequila. Ata u kapën “mat” duke shkëmbyer puthje të shumta në mes të pistës. Jo vetëm kaq, për të mos u shqetësuar, të dy do të ishin strehuar në fund të zonës VIP, në një kënd të vogël për të pasur më shumë intimitet.

Image
Wanda Nara dhe L-Gante.

Sipas burimeve, çifti ka treguar shumë përzemërsi, madje edhe me përqafime dhe përkëdhelje dhe se do të qëndronin në dhomë deri në orën 03:30 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat