Stilistja e njohur shqiptare rrëfen e përlotur humbjen e mbesës, 1 vit pas lindjes

Mediale Vip

Stilistja e njohur shqiptare rrëfen e përlotur humbjen e mbesës, 1 vit pas lindjes

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 21:11
Anila Konomi

E ftuar në panelin e ditës së sotme në ‘Rudina’, stilistja Anila Konomi rrëfeu për vështirësinë më të madhe të saj, humbjen e mbesës së saj të vogël, Lunën. Ajo tregoi e përlotur se dhimbja ka qenë shumë e madhe dhe i është dashur shumë forcë për ta përballuar.

Mbesa e saj e vogël, pas festimit të 1-vjetorit, u sëmur nga një sëmundje e rrallë, shkaqet e së cilës ende nuk dihen. Stilistja tregoi kalvarin e gjatë e të mundimshëm të terapive të vogëlushes, por edhe të vajzës së saj, e cila në vend që të gëzonte fëmijën e saj të parë, iu desh të jetonte çdo ditë duke e ditur se e vogla do ndahej nga kjo jetë.

“Lunën, kuptohet që ne po e gëzonim. Nga një temperaturë e lartë që ne nuk na e merrte mendja që do ishte një sëmundje kaq fatale.

Lunën e kam akoma, Luna është tek unë. Dashuria për të nuk është vetëm dashuri, tashmë  është sublime, ne u përballëm me një temperaturë të lartë, nuk po e besonim. Këtu ia bënë të gjitha  shërbimet, por na thanë se ne nuk e kuptojmë çfarë sëmundje ka. Ajo u sëmur me një leucemi akute, sëmundje shumë e vështirë, për të cilën nuk dihet ende shkaku. Shumë e vështirë ka qenë për mua, por edhe për vajzën time, se lindja e parë, kishte të tjera ëndrra, mezi po priste të ndërtonte familje. Mundohej ta mbante veten, lutej çdo natë, mbase nuk është ky nëntip. Shpresonte të ishte më e lehtë, por u përball me nëntipin më të vështirë, iu përmbys bota. Nuk e di ku e gjeti forcën ajo dhe i shoqi për të vazhduar terapinë e Lunës, për të bërë detyrën si nënë luftën – tha Anila Konomi duke shtuar se ka qenw mjaft e lidhur me mbeswn e saj.

“Unë kam qenë shumë e lidhur, kam qëndruar në spital pothuajse gjatë gjithë kohës. Ishte një terapi aq e lodhshme. Jetuam dy vite e gjysmë. Një terapi tepër e lodhshme. Sakrifica që bënte e vogla ishte një sakrificë e madhe. Një fëmijë nuk e meriton atë sëmundje. Asnjë fëmijë nuk i meriton këto sëmundje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat