Victoria tregon pse hoqi tatuazhin me inicialet e David Beckham!

Mediale Vip

Victoria tregon pse hoqi tatuazhin me inicialet e David Beckham!

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:41
Victoria Beckham

Pasi tatuazhi i Victoria Beckham me inicialet e bashkëshortit David Beckham dukej shumë i zbehur në fotot e fundit, u ngritën spekulime rreth martesës mbi 20-vjeçare të tyre.

Së fundmi Victoria Beckham në Today me Hoda & Jenna sqaroi se po heq shumë tatuazhe, jo vetëm inicialet e brendshme të kyçit të dorës, sepse thjesht nuk i pëlqejnë ato.

“Ata thjesht nuk dukeshin aq bukur”, tha ajo për “Hoda Kotb”

, “Kjo nuk do të thotë asgjë më shumë se kaq”.

“Mendoj se mediat filluan të spekulojnë, a e lashë burrin? Jo, thjesht më ishte mërzitur pak tatuazhi. Është kaq e thjeshtë”, shtoi ajo më tej.

Nëna e katër fëmijëve po ashtu ka sqaruar se nuk është kundër tatuazheve, madje vlerësoi tatuazhet e bashkëshortit dhe të fëmijëve të saj si të mrekullueshëm. Por disa prej tatuazheve të saj, janë bërë “shumë, shumë kohë më parë”, ndaj kishin filluar të merrnin një ngjyrë “të kaltër”, kështu që vendosi t’i hiqte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat