Pas humbjes së Lokit, Yll Limani merr një maçok të ri

Mediale Vip

Pas humbjes së Lokit, Yll Limani merr një maçok të ri

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 00:44
Yll Limani

Muaj më parë, Yll Limani, pati reaguar përmes rrjeteve sociale për maçokun e tij të cilin e kishin mbytur qentë.

Reagimi i tij u bë drejt komunës së Prishtinës, ku edhe kërkoi të marrin masa nga qentë endacakë.

Por, duket se këngëtarit i ka kaluar dhimbja dhe ka vendosur të bëhet me maçok të ri.

Përmes një ‘Instastory’, ka njoftuar ndjekësit e tij me maçokun e quajtur Yuki.

“Të gjithë njoftohuni me Yuki”, shkroi këngëtari.

Image
Yuki
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat