Tom Cruise po bëhet gati për të xhiruar një film në hapësirë

Mediale Vip

Tom Cruise po bëhet gati për të xhiruar një film në hapësirë

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 19:46
Tom Cruise

Pikërisht kur menduat se Tom Cruise arriti triumfin e tij më të madh të mundshëm kinematografik me suksesin e vazhdimit të Top Gun, aktori vjen me një ide që është jashtë kësaj bote, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Ylli i Hollivudit thuhet se është bashkuar me regjisorin e The Bourne Identity, Doug Liman për një film që përfshin xhirimet në hapësirë, që u prezantua për herë të parë në vitin 2020 përpara se të pezulloheshin planet për shkak të pandemisë Covid-19.

Cruise dhe Liman thuhet se kanë kontaktuar me Universal Filmed Entertainment Group (UFEG) që Cruise të marrë një raketë deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

"Unë mendoj se Tom Cruise po na çon në hapësirë, ai po e çon botën në hapësirë," tha kryetarja e UFEG, Donna Langley, për BBC News. “Ky është plani. Ne kemi një projekt të shkëlqyeshëm në zhvillim me Tom… Të marrim një raketë në Stacionin Hapësinor dhe të xhirojmë.”

Langley zbuloi se pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në tokë, duke kulmuar me personazhin, i cili shkon në hapësirë.

Nëse filmi del nga toka, Cruise do të ishte aktori i parë që xhironte në hapësirën e jashtme në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat