Bardhi thotë se ka qenë në lidhje me një vajzë VIP

Mediale Vip

Bardhi thotë se ka qenë në lidhje me një vajzë VIP

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 23:56
Bardhi

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”.

Ai ka zbuluar shumë të pathëna për jetën dhe karrierën profesionale, ndonëse nuk ka munguar as me performancë.

I pyetur nga moderatorët Romeo dhe Donald Veshaj nëse është në një lidhje dashurie, krijuesi i hitit “Betohemi” thotë se është beqar.

Derisa zhvilluan një lojë në studio, ai zbulon se ka qenë i lidhur me një personazh të famshëm shqiptar.

“Nuk ke qenë në lidhje me një vajzë VIP”, ka qenë pyetja drejtuar Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë) së cilës iu përgjigj: “Kam qenë. E kisha thënë emrin por ajo tani është në lidhje”.

Sidoqoftë, ai tutje tregoi se është duke punuar në disa këngë të reja që në mesin e tyre do të ketë edhe bashkëpunime.

Bardhi edhe këtë vit ka qenë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat