Kanye West pranon se ka fiksim shoqen e ngushtë të Kylie-t

Mediale Vip

Kanye West pranon se ka fiksim shoqen e ngushtë të Kylie-t

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 21:20
Ilustrim

Postimet e çuditshme të Kanye West në Instagram nuk kanë fund, por që do arrinte kaq larg s’na e kishte marrë mendja.

“E GJITHË BOTA E DI QË KAM NJË FIKSIM ME STAS”, shkroi pjesërisht reperi, duke iu referuar shoqes së ngushtë të ish-kunatës Kylie Jenner, 25-vjeçares Anastasia “Stassie” Karanikolaou.

E çuditshme është gjithashtu që West zgjodhi ta shoqëronte këtë deklaratë me një foto të Kylie Jenner në shfaqjen e Balenciagas në Javën e Modës në Paris të dielën.

Kanye më tej pohoi se ai foli me drejtorin e marrëdhënieve VIP dhe modës së Balenciagas, Johan Fleury, që ta fuste Karanikolaou-n në sfilatën e modës së markës.

Pavarësisht pretendimit të Ye, Karanikolaou pozoi për foto profesionale përpara shfaqjes, duke treguar se ajo ishte një mysafire e ftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat