Mr. Rex tregon se si arriti në Paris Fashion Week

Mediale Vip

Mr. Rex tregon se si arriti në Paris Fashion Week

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 11:44
Mr. Rex në Paris Fashion Week

Pasi ka prekur edhe Festivalin e Filmit ne Venecia destinacioni i rradhës për fashion disenjatorin e njohur shqiptar Mr. Rex ka qenë Paris Fashion Week.

Gjatë programit të drekës " Me 21-in" në Radio 21 i ftuar direkt nga Parisi në lidhje viber ai ka treguar me plot emocione se si është pritur me punën e tij në këtë event të madh të modës. Por i pyetur nga moderatori i programit Maksi se si është rruga për të shkuar në Javën e Modës në Paris dhe kokretisht për të mbajtur një flilatë, ai dha këtë përgjigje : " Ne ka 5- 6 vite që merremi me këtë punë e falë rrjeteve sociale tani gjithcka është e mundur për me pa në work-shoppin tonë punën kudo.

Image
Mr. Rex në Paris Fashion Week

Dhe ka qenë një ftesë që na ka ardhur nga organizatorja e këtij eventi të modës nga Tiffany e cila ka parë punën tonë dhe na ka ftuar me marrë pjesë.Për ne në fillim ka qenë e pabesueshme e ku kemi parë mesazhin që na ka zgjedhur ne kes shumë disanjëreve të tjerë shqiptarë ka qenë privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe me marrë pjesê".

Më tej Mr. Rex ka treguar edhe pse vendosi ta quante "Vula" koleksionin e tij, sipas tij me qëllim me i dhënë emrin shqip duke prezantu punëne një shqiptari dhe ky emër ka qenë si vulë e madhe në punë dhe në kualitet dhe kjo një vulë e arritje për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Më pas u ngacmuar po nga moderatori i programit se ish miss Kosova Arta Kamberi e shoqëron gjithmonë atë, e bukuroshja sipas Mr.Rex e ka shumë mbështetje dhe janë rritur bashkë e janë dy miq mjaft të mirë.

Image
Mr. Rex në Paris Fashion Week

Gjatë bisedës ai ka treguar se eventi i rradhës do të jetë në Kosovë në fundvit me disa nga fytyrat dhe emrat më të njohur shqiptarë, ndërsa nëse do të kishte dëshirë të vishte një VIP të huaj padiskutim ajo do të ishte nga familja e njohur Kardashian.BS

Image
Mr. Rex në Paris Fashion Week

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat